15 milionë ‘Nona’ për Ledrin dhe Zerkën (Foto/Video)

Këtë verë do e lëmë pas me një numër të madh projektesh të reja që sollën artistët tanë, shumë prej tyre bashkëpunime, por kishte edhe shumë single.

ShowBiz

29/08/2017 08:26

Kur jemi tek bashkëpunimet, një projekt shumë i suksesshëm u lansua në muajin qershor, shkruan lajmi.net.

Është kjo kënga ‘Nona’ që e sollën dyshja Ledri Vula dhe Young Zerka, këngë e cila deri tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime.

Për këtë fakt më së shumti gëzohen Ledri dhe Zerka, madje ky i fundit e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se ‘Nona’ ka shkelur 15 milionëshin. /Lajmi.net/

YouTube player