Skënderbeu dënohet për një arsye të pabesueshme pas kualifikimit ndaj Dinamos

Ditën e enjte Skënderbeu u kualifikua për të dytën herë në fazën e grupeve në “Europa League”.

Sport

28/08/2017 10:45

Korçarët mposhtën pas dy takime Dinamon e Zagrabit dhe në fund në stadium shpërtheu festa.

Por një ngjarje e çuditshme ka ndodhur për syrin e mprehtë të UEFA-s, e cila për këtë mund të gjobisë Skënderbeun, edhe pse arsyeja duket vërtet qesharake.

Gjatë takimit, spikeri në stadium i bëri disa herë thirrje tifozëve të mbështesin klubin dhe kjo sipas “UEFA-s” është e ndaluar në rregullore, pasi detyra e tij është vetëm të njoftojë për zëvendësimet. Gjithsesi nga se duket ai nuk iu ka rezistuar emocioneve.