Politika që tallet me gjuhën e një populli
Se shqiptarët e Maqedonisë janë edhe sot e kësaj dite në këtë gjendje, është meritë e liderëve dhe e partive të tyre, e jo e pathyeshmërisë së pushteteve të ndryshme etnocentrike maqedonase. Kurdo që partitë shqiptare ta kishin bllokuar...
Lajme
Se shqiptarët e Maqedonisë janë edhe sot e kësaj dite në këtë gjendje është meritë e liderëve dhe e partive të tyre, e jo e pathyeshmërisë së pushteteve të ndryshme etnocentrike maqedonase. Kurdo që partitë shqiptare ta kishin bllokuar pjesëmarrjen në pushtet me kushtin e pranimit të gjuhës shqipe zyrtare, sistemi do të ishte dorëzuar, ndërhyrja e jashtme do të ishte e domosdoshme dhe lufta e panevojshme.
Dhe tash pas 25 vjetëve e kërkojnë dhe ndoshta e fitojnë këtë kusht minimal të njohjes së ndërsjellë, të aprovimit të shqipes si gjuhë zyrtare dhe pa pikën e turpit kërkojnë jo nga shqiptarët e Maqedonisë, por nga gjithë bota shqiptare t’iu duartrokasë për këtë (r)evolucion të madh.
Sjellje që vetëm një shpërbim meriton: të tallesh me ta njëherë mirë dhe pastaj t’i vajtosh për gjendjen ku janë.
Dhe se edhe kjo puna me gjuhën mund të dalë një mashtrim eklatant i radhës tregohet nga politika e qeverisë së re, respektivisht e Zaevit në segmente tjera, por koherente në përballje me shqiptarët.
II.
Nga Qeveria e kësaj Maqedonie po vijnë lajme të dyzuara. Dy lajme që më shqetësuan shumë kanë të bëjnë me çështjet: me votën e Maqedonisë për Kosovën që ajo të jetë anëtare në UNESCO, dhe e dyta ka të bëjë me hezitimet për dygjuhësinë.
Asnjëherë nuk kam patur besim te njerëzit e BDI-së, sepse për 10 vjet nuk kanë ndërtuar koncept politik për Maqedoninë dhe shqiptarët në Maqedoni. Ata janë një grup politik koniunktural që kanë përfituar nga gënjeshtrat për madhështinë e luftës dhe kanë qenë shërbëtorë të cilitdo kryeministër.
Duke marrë këto dy lajme jo të mira, po kuptoj se kjo qeveri e re, me BDI-në e vjetër nuk ka guxim ta ndërrojë temën e dialogut nacional. Kjo qeveri nuk do të mundësojë ndërtimin e një Maqedonie të re, një Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe shumëgjuhësor.
Kjo qeveri ka vendosur opsione që kërkojnë përkufizim dhe hapësirë të re të nacionalizmit.
Kam shpresuar që kjo qeveri nuk kërkon armiq për të ekzistuar, që nuk jeton në mite, por zhvillohet me shtetin që jeton në gjuhë, libra shkollorë, Parlamentin Evropian dhe intregrimin e saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.
Të qenit neutral ndaj Kosovës dhe të kërkoj sqarime për gjuhën në gjykatën kushtetuese dhe në Gjykatën e Venedikut, nënkupton të ndërtosh një nacionalizëm të sojit, i cili humb kuptimin në përkthim dhe i cili i lejon akëcilit, madje edhe vetvetes, të jetë qeveri pa qëllim dhe pa vetëbesim. Ose qeveri që tenton fajin për refuzimin, respektivisht thyerjes së fjalës, mashtrimin t’ia adresojë një instance abstrakte dhe pa emra konkretë.
Kështu shihet qartë mungesa e dëshirës së kësaj qeverie që të ofrojë vizionin e identitetit supranacional, dygjuhësor, multikulturor, mjaft të gjerë për të përfshirë edhe atë Maqedoni, e cila vjen nesër dhe e cila është emërues unik i përbashkët në zemrën e të gjithë qytetarëve.
Shpresoja dhe kërkoja që kjo qeveri meriton që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë dhe ta pranojë, jo si nxënëse të mirë ose të keqe, por si një mundësi e re dhe shembull i cili është më se i nevojshëm në këtë kohë. Por jo. Gjestet e para nuk mjaftojnë.
Çështja është çka po tregon kjo qeveri gjysmë e re dhe gjysmë e vjetër? Asgjë të re deri më tash. As guxim sa ajo e vjetra nuk po tregon.
Me neutralitetin ndaj UNESCO-s dhe me lënien pezull të ligjit për dygjuhësinë, për faktin se s’kanë guxim veprimi, kjo qeveri s’e ka fuqinë e saj që të tregojë çka është Ballkani në paraqitjen e tij më të mirë për Maqedoninë dhe çka është Maqedonia për Evropën në paraqitjen e saj të re.
Kjo qeveri dhe BDI brenda nuk po lënë hapësirë që shqiptarët të jenë patriotë të shtetit, i cili është atdheu i vetëm dhe i tyri gjithashtu. Shqiptarët të cilët e duan gjuhën dhe të cilët e pranojnë Maqedoninë për shtëpi të veten, të jenë shtetas të barabartë të atdheut, të cilin e respektojnë dhe të ardhmen e të cilit duan ta ndërtojnë.
III.
Kështu janë shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët nuk duan të luajnë lojëra politike por të ndërtojnë për vete dhe për familjet e tyre atdheun me të cilin do të krenohen. Përkundër kërcënimit të përhershëm të frikës nacionaliste nga të gjitha anët, ata ndjehen si pjesë e kësaj Maqedonie dhe duan të besojnë në të ardhmen e saj. Ata janë një mundësi e pashfrytëzuar, energji pozitive, e cila pret të lirohet dhe të krijojë shtetin për shtati të qytetarëve, e jo të votuesve.
Ndërsa në momentin kur të gjithë faktorët politik ne qeveri duhet balancuar ndërmjet interesave afatgjatë dhe sfidave të popullizmit, nuk po shoh lidere i cili dallon madhështinë e momentit dhe e udhëheq Maqedoninë në të ardhmen të cilën e meriton.
Qeveria e sotme është dashur ta ketë një njeri dhe një patriot të Maqedonisë së re! Duhet të jetë trim për të zbërthyer të vërtetën në realitetin e mendjeve nacionaliste.
Nacionalistët nuk mund të kuptojnë argumentin e shumëgjuhësisë. Por partitë që po udhëheqin sot Maqedoninë nuk po kuptojnë se ajo të cilën duhet ta bëjnë dhe që bëhet më e vlefshme në Maqedoninë dygjuhëshe, dhe me pranimin ndërkombëtar fitojnë kontestin e ri, më të madh dhe më të fuqishëm, për qeverisje të lehtë dhe pa problem.
Sepse kjo Maqedoni tashmë po krijohet dhe ekziston, por zëri i kesaj qeverie nuk dëgjohet sa duhet, e shurdhon zhurma dhe tërbimi i interesave partiake dhe realitetit të manipuluar me nacionalizma. Është pritur shumë se qeveria e Zaevit do të bëjë zgjidhje pa frikë dhe të bëhet zë i kësaj Maqedonie të re, të ndryshuar, më racionale dhe më të pjekur. Por ecën aq ngadalë dhe pafuqishëm sa bëhet ndjeshëm moçal politik, ende pa filluar mirë punën. Nuk ka asnjë shans, me këtë logjikë të dyzuar që kjo qeveri të jetë forca e ndryshimit reformator. Edhe për faktin se e dinë qartë se është koha e fundit për të shfrytëzuar momentin që përsëri të bëhen të tillë dhe të sigurojnë mundësi që historia t’i mbajë mend kështu. Po nuk mund të befasosh askë në Maqedoni me BDI-në e stërkequr.
Zaev dhe Aliu nuk kanë kuptuar se momenti nuk është i rëndomtë, është momenti kur historia thyhet, e ata nuk po zgjidhin anën e cila nuk paraqet fillimin e fundit, por fillimin e një Maqedonie të re.
Aliu dhe Zaev as që po tregojnë guxim që ta ndërrojnë temën e dialogut nacional. Të mundësojnë ndërtimin e një Maqedonie të re, një Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe gjuhësor.
Me nacionalistët e të gjitha opsioneve po kërkojnë përkufizim dhe hapësirë të re të nacionalizmit. Të atillë që kërkojnë armiq për të ekzistuar. Duke qenë të tillë, ata kanë refuzuar që në fillim që të kenë një nacionalizëm të atij soji, i cili nuk humb kuptimin në përkthim dhe i cili i lejon akëcilit, madje edhe vetvetes, të jetë qytetar i botës.
Ajo që bëri përshtypje ishte popullizmi deklarativ për dygjuhësinë. Thuajse e kanë gjetur një koncept të veçantë dygjuhësor. BDI, pa pikë turpi proklamoi si sukses të saj dygjuhësinë.
Po vazhdon sundimin me gënjeshtër duke përzgjedhur rrugën më të lehtë të nacionalizmit dhe populizmit, të cilën Maqedonia do ta paguajë me një gjeneratë tjetër të indinjatës dhe mungesës së shpresës.
Kjo BDI dhe LSDM, tash, spo beng je tjeter, vetem po krijojne momente refuzimi ku i bën që të rinjtë dhe të aftit të jenë në gjendje të duan Maqedoninë vetëm me nostalgji, diku larg, duke ndërtuar shtete të tjera, të huaja.
Edhe diçka mbi Zaevin.
IV.
Analfabetizmi më i keq nga të gjitha llojet është analfabetizmi politik. Eshte nje përshtypje qe kryeministri i Maqedonise bashke me Ali Ahmetin po shohin vetëm veten. Nuk shohin maqedonasit. Nuk e shohin as shoqërinë perreth.
BDI vazhdon te perfaqesoi me perulje dhe me Persona analfabet politik, Ata nuk dëgjojne, nuk flasin, dhe nuk marrin pjesë në ngjarjet politike. Nuk e din se kostoja e jetesës, çmimi i fasules, peshkut, miellit, qerasë, këpucëve, ilaçeve, varet nga vendimet politike.
Keta njerëz te BDI-se po harrojne qe me 15 vite ne pushtet nuk e dijne se nga mosdija e tyre politike lind prostitucioni, fëmijët e braktisur, dhe hajnat e sojit më të keq: politikanët e këqij, të korruptuar dhe të blerë nga kompanitë lokale; dhe nga idiotët lokal, të cilët mendojnë se janë patriotë.
Një nga ata është shqiptar i cili nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e tij. Po as ky kryeministri i ri nuk ka bërë asgjë më shumë. Me keta nuk do të ket as shtet e as dygjuhësi. Ata janë produkt i të gjithë atyre që kërkojnë tri gjëra. Të mos ekzistoj Maqedonia, të mos ketë maqedonas, të mos ketë histori dhe sa me shume shqiptare te shpërngulur dhe ata qe mbesin te jene me par islam e pastaj shqiptare.
Nuk po gjejme BDI që e mendojnë të ardhmen e vet. Ka BDI që mendojnë vetëm për feudin e vet. Ka shqiptarë që mendojnë për Maqedoni. Ka maqedonas që mendojnë për të ardhmen. Nuk ka në qeveri të Maqedonisë të atillë që mendojnë për shqiptarë, e as nuk ka në qeveri te Zajevit që mendojnë për Maqedoninë. Mendojne vetem per nje pjese te saj