E miraton Messi, ky futbollist e zëvendëson Neymarin te Barca (FOTO)

Barcelona është gati të lëvizë për sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Sport

31/07/2017 19:35

Nëse Neymar do të largohet drejt PSG-së zyrtarisht në ditët në vijim, Barca është gati për të vënë një pjesë në shifrës 222 milionë eurove të shitjes së brazilianit për transferimin e francezit Dembele.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, ky transferim ka mbështetjen e yllit të Barcelonës, Leo Messi, megjithëse pret që të ketë edhe transferime tjera përveç francezit për të arritur që ta mbulojnë humbjen e Neymarit.

Objektivi i favorizuar i Messit mbetet sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, me të cilin është bërë i afërt falë kohës së tyre të kaluar së bashku me ekipin kombëtar argjentinas.

Barca ka qenë në bisedime me kampin e Dembeles për disa muaj – madje para se të bëhej e qartë se PSG ishte serioz në lidhje me nënshkrimin e Neymarit. /Telegrafi/