ZYRTARE: Bayerni bëhet me drejtor të ri sportiv (FOTO)

Bayern Munich ka vendosur që një legjendë të klubit, ta emërojë drejtor sportiv.

Sport

31/07/2017 17:26

Bëhet fjalë për ish reprezentuesin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Hasan Salihamidzic.

Salihamidzic 40 vjeçar, është zyrtarizuar nga skuadra bavareze si drejtor sportiv, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Salihamidzic vitet më të arta në karrierën prej futbollisti, i ka pasur te Bayern Munich, për të cilin skuadër ka regjistruar 234 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola./Lajmi.net/