Iniesta befason me deklaratën e fundit për Neymar

Mesfushori spanjoll, Andre Iniesta ka këshilluar Neymarin që të mos largohet nga Barcelona.

Sport

30/07/2017 00:00

Ai ka thënë se braziliani është njëri nga lojtratë më të mirë në botë dhe për këtë arsye nuk duhet të largohet nga katalunasit, transmeton lajmi.net.

“Ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, dhe do të doja ta kisha gjithmonë në skaudër”, ka thënë Iniesta.

“Në fund është Neymar që duhet të flas. Pasi ajo çfarë ndodhi në stërvitje ishte një incident i vogël”, shtoi mesfushori spanjoll.

Neymar kohëve të fundit është lidhur me një kalim te Paris Saint German. /Lajmi.net/