Ivanoviq: Veturën nuk ma dogjën shqiptarët, por…
Oliver Ivanoviq ka thënë se djegia e veturës së tij ka motive politike, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që shqiptarët të kenë dorë në këtë veprim.

Lajme
Kështu është shprehur ai për Tanjug, duke thënë ka informuar policinë se i ishte djegur makina dhe se është duke u kryer hetim për rastin, transmeton lajmi.net.
Së bashku me Ivanoviqin ishte edhe Dragica Miliq, ish kryetar i komunës së Zvecanit, të cilit po ashtu para disa ditësh i është djegur vetura.
Miliq ka thënë se Partia Përparimtare Serbe po e vë nën kontroll veriun e vendit, pjesë të cilën politikanët serbë e kanë quajtur shumë të rrezikshme. /Lajmi.net/