ZYRTARE: Nainggolan nënshkruan me gjigantin e Evropës (FOTO)
Radja Nainggolan do të mbetet te Roma.
Sport
Mesfushori belg, ka nënshkruar kontratë të gjatë katër vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti italian.
Roma në faqen e klubit, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Nainggolanin, që kërkohej me ngulm nga Interi.
“Roma janë të kënaqur që njoftojnë se mesfushori Radja Nainggolan ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e Romës.
Kontrata e re e mban Nainggolanin te Roma deri më 30 qershor 2021./Lajmi.net/