Publikohet dueti nga Gjiko dhe Nora, ‘Gabime’ hit i kësaj vere? (Video)
Sapo është publikuar projekti më i ri muzikor nga Gjiko dhe Nora.
ShowBiz
Ky projekt muzikor është realizuar nga produksioni RedBox, e mbrapa këtij projekti qëndron Big Bang (Arbër Gjikolli), shkruan lajmi.net
Kënga është e realizuar edhe në anën vizuele për klipin e së cilës detajisht është kujdesur Valon Neziri.
Kujtojmë se Nora por edhe Gjiko së fundmi kanë goditur me këngët e publikaura për sezonën e nxehtë. Kënga ‘Faje’ por edhe bashkëpunimi i Nora Istrefit me bashkëshortin e saj Robertin, kënga ‘Ska inatë’ ishin padyshim dy këngët që u pëlqyen shumë nga publiku.
Kënga e tyre e përbashkët ‘Gabime’ premton të bëhet një super hit vere./Lajmi.net/