Buton i ri në facebook, në vend të ‘Poke’ vjen… (Foto)

Ju pëlqen apo jo, rrjetet sociale na e kanë marrë jetën tashmë.

Fun

17/07/2017 21:50

Rrallë se shkon një orë pa e kontrolluar Twitter, Instagram, Snapcat ose YouTube, për të parë se çfarë po ndodh në botë.

Rrjeti social më i përdorur mbetet Facebook – dhe tani ky rrjet ka marrë një hap të ri drejt “pushtimit të plotë” të jetës sonë, transmeton Gazeta Express.

Më herët këtë muaj gjigandi teknologjik instaloi një buton të ri në profilet e përdoruesve, që thjeshtë ju lejon t’i thoni “Hello” dikujt.

Por, pse të frikësohemi nga kjo veçori? E gjitha çfarë bën ajo është se ia bën me dorë dikujt për ta përshëndetur, që është një gjë e mirë për ta bërë në botën e rrjeteve sociale.

Kjo është si një rikrijim i veçorisë së vjetër “Poke”, por veçoria e re ka bërë që njerëzit të ‘frikësohen’ nga ajo. Kjo pasi veçoria po i shkakton dy probleme për ata që “ngacmojnë” dikë në mënyrë sekrete në Facebook – të cilët aksidentalisht po e prekin këtë buton kur po dëshirojnë të shtojnë ose ta heqin dikë si mik.

Por, Facebook ka menduar edhe për këtë – se njerëzit mund ta prekin aksidentalisht butonin ‘Hello’. Nëse e prekni aksidentalisht, e gjitha çfarë duhet të bëni është ta ri-klikoni butonin para se personi tjetër ta ketë parë atë.

Dhe kështu, ai kurrë nuk do ta dijë se e keni përshëndetur. Ky është një nga ndryshimet që Facebook është duke i bërë në platformë.