Ja kur do të publikohet projekti i Kidës (Foto)
Këngëtarja Orhidea Latifi-Kida, kishte paralajmëruar se me datë 9, në orën 18:00 do të publikohet projekti i saj më i ri.
ShowBiz
Për shkaqe teknike, ajo e kishte shtyer atë për më vonë, por përsëri dështoi ta publikonte, shkruan lajmi.net.
Kënga ‘Pe du’ nga Kida nuk mundi kurrsesi të publikohet mbrëmë, por këngëtarja duke kërkuar falje për këtë problem, ka premtuar se projekti do të lansohet sot në orën 15:00.
“Ju kerkojme shume falje, por per shkaqe teknike sonte ska qen e mundur me u publiku projketi im i ri” shkruan ndër të tjera Kida. /Lajmi.net/
