Ylli i Realit ndërpret pushimet, gati transferimi më i madh i verës (FOTO)
Alvaro Morata ka ndërprerë pushimet.
Sport
Ylli spanjoll që u martua ditë më parë, ka ndërprerë pushimet e muajit të mjaltit shkruajnë mediet në Spanjë.
Arsyeja e ndërprerjes së pushimeve, është e ardhmja e sulmuesit, i cili është kthyer në Madrid për raundin e fundit të negociatave me Manchester Unitedin
Morata ka pranuar të largohet nga Reali, për t’u bashkuar me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho.
Për kartonin e Moratas, Unitedi do t’i paguajë 75 milionë euro Real Madridit.
24 vjeçari do të zëvendësojë Zlatan Ibrahimovicin te skuadra nga ‘Old Trafford’./Lajmi.net/