Twitter ndryshon pamjen

“Më i lehtë, i shpejtë dhe lehtësisht i përdorshëm”. Me këtë fjalë Twitter publikon pamjen e re të platformës. Mes risive kryesore është menuja e re e lundrimit, dhe më pak skeda në pjesën e poshtme të aplikacionit. Foto e profilit bëhet e rrumbullakët dhe shigjeta që tregon përgjigjen ndaj një postimi kthehet me një re komenti.

Fun

18/06/2017 16:07

“Do vazhdojmë të dëgjojmë mendimet tuaja dhe shumë shpejtë do të jenë të disponueshme përditësime të tjera grafike dhe projektimi”, thotë shoqëria në përpjekje për të rritur numrin e përdoruesve dhe kohën e qëndrimit në mikroblog, që shpesh përcaktohet si pak intuitiv. Të tjera risi janë edhe tipografia e titullit, Profili, llogaritë shtesë, rregullimet dhe privatësia do të jenë në një vend të vetëm “për të krijuar më pak konfuzion dhe për ta bërë më të lehtë lundrimin.

Gjithnjë në të mirë të pajiseve Apple, linqet e artikujve do të happen në Safari, “për të hyrë sa më lehtësisht tek llogaritë në faqet e internetit që janë lidhur tashëm”.

Dhe në fund postimet, tani përditësohen në moment me përgjigjet, ripostimet dhe pëlqimet në mënyrë që të shohësh drejt për drejtë bisedën që po ndodh.