BB9: “Këta janë finalistët e Big Brother Albania 9”

Ditëve të qëndrimit në Big Brother po ju vjen fundi, ethet e fundlojës po ndjehen çdo ditë e më tepër.

ShowBiz

16/06/2017 18:50

Musa bisedon me Olsin dhe Lupcen mbi ecurinë e lojës deri në këto momente. Gjatë bisedës, ai pyet Lupçen nëse mendon se do të jenë në finale 4 çifte, shkruan Big Brother.

Lupçe e konfirmon, duke nënkuptuar që në finale do të shkojë edhe Danjeli me Fotininë. “Fiks, ne?” pyet i pasigurt Musa. Dhe Lupçe shprehet plot bindje “Po, po seriozisht”.

Por mbetet për t’u ndjekur spektakli i së shtunës për të mësuar se kush do të jenë finalistët e këtij edicioni të Big Brother.