Trump: Askush nuk e ka dëshmuar se kam pasur lidhje me Rusinë
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka komentuar hetimet që po vazhdojnë ndaj tij për ndërlidhjen me Rusinë sidomos gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Bota
Trump në twitter ka shkruar se askush deri më tash nuk e ka dëshmuar me prova se ai ka pasur ndonjëherë lidhje me shtetin rus, transmeton lajmi.net
“Pas shtatë muajsh hetime për bashkëpunimin tim me Rusinë askush nuk ka mundur ta vërtetojë. E trishtueshme”, ka shkruar presidenti amerikan.
Trump disa herë ka qenë cak i sulmeve duke pretenduar se ai ka pasur lidhje me shtetin rus gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale. /Lajmi.net/