Capello: Juventus – Real Madrid, ky ekip dua ta fitojë Ligën e Kampionëve
Fabio Capello ka parashikuar ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sport
Fabio Capello ka dhënë preferencën e tij.
Ish trajneri i Real Madridit dhe Juventusit ka folur për ndeshjen e sotme finale në Ligën e Kampionëve.
Por, ai ka pranuar se do të jetë tifoz i “Bianconerëve”.
“Do të bëj tifo për Juventusin dhe italianët”, deklaroi Capello për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.
“Jam 50-50 por flamuri italian më tërheq nga Juventus”, theksoi ai. /Lajmi.net/