Kosovari para gjyqit për tentimvrasje të vajzës dhe të dashurit të saj

Kryesi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes.

Lajme

02/06/2017 13:29

Një person kishte qëlluar vajzën e tij dhe të dashurin e saj, dhe ata me shumë fat kanë arritur të mbijetojnë. Tashmë ai duhet të dalë para gjyqit për tentime vrasje, shkruan ‘swr.de’.

Sipas prokurorit publik, vajza ishte ulur në një makinë në Kornwestheim, në rrethin e Ludwigsburg, kur babai i saj kishte hapur derën dhe e kishte qëlluar nga afër me plumb të revoles në fytyrë, përcjell albinfo.ch.

Plumbi i kishte kaluar nëpër faqe, por vajza kishte arritur të ikte kurse i dashuri i saj 28 vjeçar, edhe pse i qëlluar, ia kishte dalë ta mundte sulmuesin dhe të shpëtonte.  Më pas babai i vajzës ka shkuar në polici dhe ka pranuar krimin, kurse në gjykatë ka thënë se ka bartur armë për vetëmbrojtje.

Kryesi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes.

Në ditën e parë të gjykimit, ai dhe i dashuri i saj u paraqitën, së bashku me të akuzuarin. Pesë seanca gjyqësore janë parashikuar të mbahen me 15 dëshmitarë, si dhe një psikolog dhe një ekspert ligjor.