Di Maria i thotë “PO” klubit të madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Angel Di Maria është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain.

Merkato

01/06/2017 09:02

Angel Di Maria është i gatshëm të transferohet në Juventus.

Ylli i Paris Saint-Germain dëshiron të largohet nga klubi francez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, mediat italiane raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Di Maria është i gatshëm të pranojë rrogë më të vogël se ajo që përfiton aktualisht në PSG (9 milionë euro në sezon) për të nënshkruar me kampionin e Serie A. /Lajmi.net/