Pallaska: Në programin e VV-së ende paraqiten sofizmat
Avokati Dastid Pallaska e mirëpret faktin se Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga retorika siç e quan ai politikisht të dështuar.
Lajme
Duke e komentuar programin për zgjedhjet e 11 qershorit, Pallaska thotë se megjithatë vërehen sofizmat e këtij subjekti për çka VV-ja është e njohur.
“E mirëpres faktin se VV-ja ka hequr dorë nga një retorikë pothuajse e dështuar politikisht për bashkim kombëtar dhe qëllimet të cilat ishin në kundërshtim me rendin tonë kushtetues dhe rrjedhimisht të parealizueshme.
Po ashtu në programin e VV-së vazhdojnë të paraqiten sofizmat e për çka është e njohur jo vetëm VV-ja por edhe lideri i tyre Albin Kurti”, është shprehur Pallaska në Debat D Plus.
Ndërkaq thotë është i dëshpëruar nga programi ekonomik jo vetëm i Vetëvendosjes por edhe të gjitha partive politike,
“Jam shumë i dëshpëruar për të parë se sikurse VV-ja por edhe partitë tjera politike në njëfarë mënyrë programet e tyre, premtimet e tyre, janë të kufizuara në futjen e secilit qytetarë të Kosovës në program të mirëqenies sociale. Pra secili qytetarë pra tash edhe fëmijët duhet me iu bo pensioni nga ky buxhet i Kosovës, buxhet ky i cili vetë duhet me qenë ne një program të mirëqenies sociale” është shprehur Pallaska.