10 mijë qen vriten për festivalin kinez (Foto)

Festivali i mishit të qenve zhvillohet çdo vit në Yulin në më pak se një muaj.

Fun

30/05/2017 15:10

Pa marrë parasysh se sa veprime janë ndërmarrë kundër tij, festivali vazhdon të mbahet, transmeton lajmi.net

Mijëra mace dhe qen vriten për t’u ngrënë si ushqim.

Në vitin 2016, rreth 10 mijë qen dhe mace janë vrarë gjatë festivalit, i cili zhvillohet në Guangxi Zhuang, një rajon në juglindje të Kinës.

Sipas shitësve të mishit, kafshët janë vrarë në mënyrë humane. Megjithatë ata që protestojnë kundër këtij festivali pohojnë se qentë janë kapur në kafaze me kafshë të tjera ose janë vrarë e rrjepur të gjallë në publik.

Madje, shumë prej tyre mund të jenë edhe kafshë të vjedhura.

Siç raporton Daily Petition, “çdo vit, më shumë se 10, 000 qen janë sjellë nga e gjithë Kina në Yulin, sidomos për këtë festival – shumica e tyre kafshë të humbura ose kafshë të vjedhura.

Shumë qen vdesin gjatë udhëtimit të cilët lodhen dhe janë pothuajse të paaftë për të marrë frymë. Përveç kësaj, ata mbeten të dëmtuar dhe të etur dhe shpesh përfundojnë me gjymtyrët e tyre të thyera. /Lajmi.net/
10,000 Dogs To Be Murdered At Chinese Dog Eating Festival10,000 Dogs To Be Murdered At Chinese Dog Eating Festival10,000 Dogs To Be Murdered At Chinese Dog Eating Festival10,000 Dogs To Be Murdered At Chinese Dog Eating Festival