20 të vrarë nga sulmi me bombë në Bagdad
Nga dy sulme me makina-bombë janë vrarë së paku 20 vetë dhe plagosur afro 80 të tjerë, në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët.
Bota
Grupi ekstremistë, Shteti Islmaik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë që ka ndodhur pas mesnatës, me ç’rast u vranë 13 vetë dhe u plagosën më se 40 të tjerë, në rajonin komercial Karrada në Bagdad.
Eksplodimi i dytë ndodhi disa orë më vonë, me ç’rast u vranë 7 vetë dhe u plagosën 38 të tjerë, afër një zyre qeveritare në lagjen Karkh.
Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Sulmet ndodhën pak ditë pasi ka filluar muaji i shenjtë mysliman, Ramazani, gjatë të cilit irakianët zakonisht qëndrojnë deri vonë në mbrëmje, për blerje dhe shoqërim, pas iftarit.