Sasa dhe Xhesika të ‘nxehta’ nga plazhi (Foto/Video)

Artistët e serialit ‘O sa mirë’ dje qëndruan në Turqi nga ku sollën edhe imazhe të ndryshme.

ShowBiz

27/05/2017 08:34

Fotot më tërheqëse ishin ato të Xhesikës dhe Sasës të cilat pozuan edhe për disa fotografë, shkruan lajmi.net.

Xhesika ishte ajo që së pari publikoi foto nga plazhi teksa realizonte fotosesionin në bikini.

Pas saj, edhe Sasa shpërndau një imazh ku shihej duke u përgatitur për foto, e veshur me një fustan të tejdukshëm, teksa prapa saj qëndronte Xhesika.

Kujtojmë se Arta Nitaj (Xhesika) dhe Adriana Matoshi (Sasa) janë dy nga protagonistet më të dashura për publikun nga ‘O sa mirë’

Edhe pse në serial urrehen mes veti, ato kanë një mendim ndryshe për njëra-tjetrën në jetën reale, këtë gjë e tregon videoja e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player