Chelsea ia vendos çmimin Costas
Chelsea i ka vendosur një çmim të madh sulmuesit Diego Costa.
Sport
Costa ka muaj që është i lidhur me një kalim në futbollin kinez, dhe dyshimet u bënë edhe më të mëdha, kur në ndeshjen e fundit në ‘Stamford Bridge’, përshëndeti tifozët e Chelsea.
Por nëse një skuadër kërkon shërbimet e sulmuesit 27 vjeçar, duhet që Chelseat t’ia paguajë 90 milionë euro.
Në rast largimit të Costas, Chelsea do të hidhet menjëherë në sulm për të siguruar zëvendësuesit e tij, dhe emrat që përmenden janë Romelu Lukaku i Evertonit dhe Alvaro Morata i Real Madridit./Lajmi.net/