Zidane për Buffonin: Një lider i lindur!
Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë për faqen e UEFA-s.
Sport
Në këtë intervistë trajneri i Real Madrid ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, dhe portierin e ekipit kundërshtar në këtë finale, Gianluigi Buffon.
Zidane e ka quajtur një lider të lindur portierin e Juventusit, i cili ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme.
“I mendoj ato që ai i ka arritur. Është një lider i lindur. Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm përgjatë karrierës së tij”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.
“Ai është një lider në fushë dhe një kapiten i madh”, ka shtuar trajneri francez.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit luhet më 3 qershor në Kardif./Lajmi.net/