Vuçiq i përgatitë serbët për Haradinajn kryeministër, ja çfarë ju thotë!

Në prag të takimit me Federica Mogherinin në Bruksel, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se po vjen një periudhë e vështirë.

Lajme

24/05/2017 20:44

Kryeministri i Serbisë ndodhet në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, ku shefja e diplomacisë evropiane do t’i takojë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Për neve është shumë e rëndësishme të tregojnë atë që e kemi arritur deri tash, që të jemi të vendosur dhe se paqja dhe stabilitetit të ruhen, kjo njerëzve ju duket e pakuptimtë, por duhet ta dinë se para nesh është periudhë e vështirë”, ka thënë ai për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit duhet ta dinë se është liruar grupi për krime në Kleçkë ndaj serbëve, kemi deklarata të Albin Kurtit, kurse favorit për kryeministër të Kosovës është Ramush Haradinaj. Duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, dhe është thuajse e kryer që Haradinaj do të jetë kryeministër dhe kjo hap probleme”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, ekziston presione ndaj Serbisë nga tri anë, kur bëhet fjalë për marrëdhënie me Kosovën dhe dëshira për “përshpejtim të proceseve”.

Vuçiq edhe më herët është ankuar për mundësinë që Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës. Ai për këtë është ankuar edhe në diplomatin amerikan, Hoyt Yee. /Lajmi.net/