Fillimi i Ri: Themelim i Gjykatës Ekonomike, fondi i granteve për të rinjtë dhe fondi i rrezikut të kredive

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli po zhvillon një takim me përfaqësues të bizneseve të ndryshme, para të cilëve po prezanton programin ekonomik. Ai në fjalën e tij tha se me Fillimin e ri, Kosova duhet të shtojë prodhimin vendor dhe këtë duke krijuar lehtësira të mëdha.

Lajme

24/05/2017 17:49

Në këtë takim, eksperti i ekonomisë, Besim Beqaj ka prezantuar disa elemente për mbështetje të bizneseve. Në këtë drejtim ai ka përmendur krijimin e një Gjykate Ekonomike, që do të trajtojë shpejt lëndët që kanë të bëjnë me bizneset, në mënyrë që të mos krijohen vonesa të mëdha dhe që vështirësojnë funksionimin e tyre.

Gjithashtu ai përmendi krijimin e një fondi për grante për të rinjtë që të krijojnë biznese. Po ashtu tha se do të ketë 0 akcizë për naftën. Beqaj përmendi edhe krijimin e një fondi të rrezikut për kreditim. Ish deputeti përmendi edhe krijimin e sistemeve të sigurimeve bujqësore, për të kompensuar dëmet në bujqësi.