Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Ditë që na kujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin e respektin që ndajmë mes vete
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Abdixhiku, ka uruar paqe, shëndet, harmoni e begati në familje, dhe ka uruar që, Krijuesi ti bekojë ato me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi. “Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Abdixhiku, ka uruar paqe, shëndet, harmoni e begati në familje, dhe ka uruar që, Krijuesi ti bekojë ato me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi.
“Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi:
Me fat Kurban Bajramin besimtarë muslimanë!
Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.
Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.
Në këtë festë, le të jemi më pranë familjes, miqve e fqinjëve; më pranë atyre që kanë nevojë për një fjalë të mirë, për një dorë mbështetje e për një shpresë më shumë.
Me fat Kurban Bajramin!
Paçi gëzim, qetësi e mbarësi në çdo shtëpi tuajën!