Mustafa: Nuk krenohemi me malet e tokat, por me punën dhe ndryshimet që i bëjmë

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka thënë se nuk krenohet me tokat dhe malet që i ka Kosova, pasi thotë se ato na i dha Zoti. Por, ai ka thënë se krenohet me punën dhe ndryshimet që i bënë.

Lajme

24/05/2017 16:30

Mustafa ka thënë se do të LDK do të punoj edhe më shumë që Kosovën ta bëjë të ndihet krenare.

“Ne nuk krenohemi me tokat e malet e me pasuritë minerale që ka Kosova. Këto na i dha zoti e nuk i krijuam vet.  Ne krenohemi me punën tonë, me dijen tonë dhe me ndryshimet që i bëjmë. Prandaj do të bëjmë edhe më shumë që Kosova të ndihet krenare. Krenare me LDK-në”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në “Facebook”. /Lajmi.net/