Sindikata e PTK-së kundër marrëveshjes së PTK-së dhe Z Mobile

Sindikata e PTK-së ka reaguar ndaj marrëveshjes ndërmjet PTK-së dhe Z Mobile.

Lajme

24/05/2017 14:57

Përmes një kumtese për media sindikata ka thënë se ka qenë vazhdimisht kundër pagesës se një shume të tillë për kompaninë virtuale, transmeton lajmi.net.

Në koumtesë thuhet:

Siç jeni te informuar rreth arritjes se një marrëveshje ndërmjet PTK,se dhe kompanisë virtuale Z Mobile për heqje dorë nga 32 milion euro te vendosura nga gjykata e arbitrazhit, qëndrimi i FSP-PTK, se është i ditur prej momentit kur ka filluar ky proces. Ne kemi qenë vazhdimisht kundër pagesës se një shume të tillë për kompaninë virtuale.

FSP-PTK dhe as kryetari i saj, Lamih Balaj nuk kanë dhënë deklaratë të mëhershme rreth kësaj marrëveshje dhe njëherësh nuk ka qenë dhe ende nuk është e njoftuar për detajet e kësaj marrëveshje të arritur sot.

Ne do ta përcjellim çdo veprim i cili del nga kjo marrëveshje dhe do të jemi, ashtu siç kemi qenë, se organet e pavarura të shtetit duhet ta japin fjalën e tyre përfundimtare.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të kompanisë dhe interesit të punëtorëve, thuhet në fund të komunikatës së kësaj sindikate. /Lajmi.net/