Haradinaj krenar me bashkëluftëtarët e tij, dëshmorë
Ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj sot ka vënë kurora lule tek varrezat e dëshmorëve të Batalionit të tretë të Zonës Operative të Dukagjinit.
Lajme
Në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me bashkëluftëtarë e tij tash dëshmorë të kombit.
Postimi i Haradinajt në Facebook: Sot, më shumë se kurrë, ndihem krenarë me bashkëluftëtarët e mi, dëshmorë të Batalionit të tretë të ZOD. Përpjekjet për t’i shpëtuar të plagosurit në majin e vitit ‘99, na kushtoi me shumë dëshmorë, që sot u skaliten në bronz në vendlindjet e tyre.