Ministria e Punës dhe GIZ ofrojnë mundësi punësimi për 1160 punëkërkues
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka lanësuar sot një projekt në bashkëpunim me GIZ-in, ku përmes një skeme të subvencionimit të pagave parashihet mundësimi i punësimit të 1 mijë e 160 punëtorëve.
Lajme
Ministri i në detyre i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abran Abrashi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se në ofert janë 500 suvencione të pagave, praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative.
“Pas një pune disa mujore, në bashkëpunim me GIZ, sot lansojmë programin e nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë.
Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative.
Pra në total kemi mundësi për 1160 punëkërkues. Ftohen të gjithë bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar mund të aplikojnë pranë zyreve të punësimit për këtë mundësi të shkëlqyeshme”, ka shkruar Abrashi në Facebook./Lajmi.net/