Arifi i përgjigjet VV-së: Kaq nervoz keni qenë vetëm kur ua kemi ofruar Shpendin si kandidat

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje për akuzat e tyre ndaj Ramush Haradinajt, sidomos pas anulimit të debatit që ishte paraparë mes kandidatëve për kryeministër, këtë të premte.

Lajme

24/05/2017 12:58

Arifi kujton periudhën kur thotë se VV zyrtarisht refuzuan ofertën e tyre për listë të përbashkët me mandatarë apo bartës të listës nga VV.

“Këto fyerjet e zyrtarëve të VV-së në llogari të Ramush Haradinajt shumë po ju shkojnë për fytyre. E qartë që janë të hidhëruar. Dorën në zemër vetëm kur ju kemi ofruar Shpend Ahmetin si kandidatë të përbashkët kanë qenë aq nervoz dhe aq të hidhëruar. Në atē kohë kur edhe zyrtarisht refuzuan ofertën tonë për listë të përbashkët me mandatarë apo bartës të listës nga VV u vërtetia se VV nuk është e interesuar për partneritet por për shpërlarje truri. Jo ju faleminderit. Kosovës nuk i duhet asnjë ekstrem. Kosovës i duhet Ramush Haradinaj Kryeministër” ka thënë Arifi.

Akuzat e Vetëvendosjes ndaj liderit të AAK-së Ramush Haradinajt janë shpeshtuar sidomos pas anulimit të debatit mes kandiatëve për kryeministër që është paraparë të zhvillohej të premten.

Sipas VV-së debati u anulua nga paaftësia dhe mosguximi i Haradinajt që të përballet me Albin Kurtin.

Lexoni edhe:

AAK i përgjigjet Vetëvendosjes: Debatin e liderëve e ndaloi KPM, jo Ramush Haradinaj