AAK thotë se debatin e anuloi KPM-ja, jo Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar lidhur më anulimin e debatit televiziv mes tre kadnidatëve për kryeministër, Ramush Haradinaj, Avdulla Hoti e Albin Kurti.

Lajme

24/05/2017 12:13

Në komunikatën e AAK-së, thuhet se debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Cdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër”.

“Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e  e opinionit publik.

I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!”, thuhet në komunikatë.

Debati mes tre pretendetëve për kryeministër ishte planifikuar të mbahej më 26 qershor./Lajmi.net/