Ngjyrat më të kërkuara për flokët këtë pranverë/verë

Ndryshimet nuk është e thënë të bëhen drastike – një hijesim pak më i vogël do të jetë plotësisht i mjaftueshëm që frizura juaj të marrë shkëlqim të ri, ndërkaq ju të shkëlqeni me seksipilitet në diellin pranveror!

Lifestyle

24/05/2017 08:30

Ngjyra juaj natyrale e flokëve në sezonin pranverë/verë 2017 le të jetë më e shkëlqyer.

Flokët me ngjyrë të gështenjtë dhe të kaltër janë super – trendë të kësaj pranvere, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nëse mendoni të zgjidhni ngjyrën e zezë të flokëve, atëherë kujdesuni ta harmonizoni me ngjyrën e syve tuaj dhe me tenin e lëkurës.

Për dukje ekstravagante, mund të eksperimentoni butë me pastel ngjyrën e flokëve.