I vë flakën fustanit për të bërë foto artistike, nusja rrezikon jetën
Një nuse i vuri flakën fustanit të saj për të realizuar fotografi artistike, por kjo i rrezikoi jetën.
Fun
Ngjarja ka ndodhur me 16 maj në provincën Fujian të Kinës dhe pamjet janë hedhur në rrjetet sociale e shumë njerëz janë shqetësuar për këtë gjë.
Nusja shihet duke pozuar pranë liqenit Fuzhou dhe një asistent i vë zjarrin fustanit. Në këto momentet fotografi Zheng, bën shkrepjet e kërkuara. Zjarri vazhdon që të djegë fustanin dhe flakët arrijnë deri në shpinën e nuses.
Këtë ide nusja e kishte parë në internet dhe i kishte pëlqyer shumë.
Ajo thotë se më herët ata kishin bërë disa kërkime se sa kohë do t’i duhej fustanit që të digjej dhe nëse do të ishte e nevojshme që kryhej seti fotografik.