A është kryetar i Prishtinës Shpend Ahmeti i VV-së apo Gent Begolli i AAK-së?! (Foto)
Meqë kryetari, nënkryetari, drejtorët e departamenteve dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës janë futur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet dhe janë koncentruar tashmë vetëm në fushatë, këtë më së miri po e shfrytëzon një drejtor tjetër.
Lajme
Bëhet fjalë për Drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, i cili është pjesë e AAK-së, shkruan lajmi.net.
Begolli u bë pjesë e Komunës së Prishtinës pas marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Shpend Ahmetit dhe Ramush Haradinajt.
“Qytetar të nderuar, një pamje të till e meriton qyteti i Prishtinës dhe qytetarët e saj, andaj përkushtimi im dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk do të mungoj”, ka shkruar Begolli në Facebook, duke publikuar edhe disa fotografi nga punët që i ka kryer kjo Drejtori.
Të kujtojmë se në listën e VV-së për deputetë kanë hyrë Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, Dardan Sejdiu, nënkryetar, Liburin Aliu, drejtor i Urbanizmit, Fitore Pacolli shefe e kabinetit të kryetarit, etj.
Një gjest i tillë i drejtuesve të komunës është parë me sy kritik, pasi që ata do të kujdesen për një kohë për vota e jo për qytetarët e Prishtinës. /Lajmi.net/