FIFA ia heq dënimin Lionel Messit
Lionel Messi i është hequr dënimi prej katër ndeshjeve për Argjentinën.
Sport
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ishte pezulluar me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën pas reagimit ndaj gjyqtarit anësor, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Kilit.
Por, apeli i Messi ndaj këtij dënimi të rëndë, ka rezultuar i suksesshëm.
“FIFA e rrëzon ndalimin ndërkombëtar të Messit prej katër ndeshjeve”.
“Ai tani është në dispozicion për të luajtur ndeshjet e ardhshme të Argjentinës”, thuhet në njoftimin e FIFA-s./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy