Vriten me armë zjarri 2 persona në Durrës; njëri ish-drejtues policie
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë mbikalimit të Sukthit në Durrës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Lajme
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, ku dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin tip “Audi” kur dyshohet të jenë qëlluar nga një automjet tjetër.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Ervin Dalipaj, ish-drejtues i policisë në Tiranë, ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në një vrasje në Durrës, kishte këtë të martë një seancë gjyqësore.
Viktima tjetër është shtetasi Xhino Dautaj. Shkaqet e vrasjes së dyfishtë janë ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes./ Top Channel