Interi, Ibrës: Kampionët sikur ju, kurrë nuk dorëzohen (FOTO)
Edhe Interi i ka dërguar një mesazh mbështetje sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Sport
35 vjeçari ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen Manchester United 2:1 Anderlecht, ndeshje kjo e vlefshme për Europa League.
Suedezi pritet të mbetet jashtë fushave tetë deri në nëntë muaj, dhe kjo ka e ka bërë të paqartë të ardhmen e tij, ku në hipotezë vihet edhe pensionimi i tij.
“Kampionët sikur ju kurrë nuk dorëzohen. Forca Ibra”, shkruhet në Instagramin e skuadrës italiane.
Kujtojmë se Ibra ishte pjesë e Interit për tre edicione, ndërsa në vitin 2008 kishte shënuar dy gola në ndeshjen kundër Parmës, për t’ia siguruar titullin skuadrës Zikaltër, që atëkohë drejtohej nga Roberto Mancini./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy