Blerja e helikopterëve lajm kryesor në Serbi: Kosova po armatoset (Foto)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ka njoftuar se është caktuar një ekip ndërministror i cili do të bëj identifikimin e nevojave shtetërore për blerjen e helikopterëve.
Lajme
Në takimin që e pati Mustafa me disa ministra u vendos që këta helikopterë të blihen nga kompanitë më prestigjioze në botë.
Ky lajm nuk iu ka ikur mediave serbe, të cilat sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se shteti i Kosovës shumë shpejtë do të bëhet me helikopterë, transmeton lajmi.net
Agjencia e lajmeve Tanjug, gjatë ditës ka cituar Mustafën duke thënë se helikopterët do t’i nevojiten Kosoës për raste emergjente.
Për këtë çështje kanë raportuar edhe Blic dhe Telegrafi i Serbisë.
Telegraf, ka shkruar se për blerjen e këtyre helikopterëve duhet të kryhen procedurat në bashkëpunim me NATO-n dhe KFORI-n, me të cilët do të dakordohet edhe për trajnimin e pilotëve.
Kurse Blici serb shkruan se për investimet në helikopterë kishte folur edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte premtuar blerjen e pesë të tillëve nga Turqia.
Në takim ku u vendos për blerjen e këtyre helikopterëve përveç kryeministrit Mustafa morrën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ministri i FSK-së, Haki Demoli, ai i shëndetësisë Imet Rrahamni, ministri i brendshëm Skender Hyseni, komandantit i FSK-së, Rrahamn Rama, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.
Krerët shtetërorë të Kosovës, kanë premtuar se gjatë këtij viti do të bëhet transformimi i FSK-së në Ushtri, ku këta helikopterë do të jenë më se të nevojshëm. /Lajmi.net/