Këta ishin dëshmitarët special në kurorëzimin e Dudës (Foto)
Reperi Duda dje është martuar, pasi para ligjit ka vënë kurorë me tashmë gruan e tij.
ShowBiz
E duke qenë se ai dhe bashkëshortja kanë bashkëjetuar, çifti ka tre fëmijë të cilët padyshim që nuk munguan në ceremoninë e martesës së prindërve të tyre, shkruan lajmi.net
Duda ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me familjen e tij dhe ka thënë se është ndjenjë e veçantë kur i ka parë fëmijët e tij që kanë qenë dëshmitarë të këtij rasti.
Duke qenë se fotoja ishte e veçantë, Duda mori shumë urime për martesë./Lajmi.net/