Organizohet eventi i modës “Miss&Mister Peja”, ja deri kur është i hapur konkursi (Foto)
Fotografi i njohur nga Peja, Ilir Lajqi, ka filluar përgatitjet e organizimit të spektaklit të madh të bukurisë ‘Miss&Mister Peja 2017’.

ShowBiz
Në një prononcim për lajmi.net, ai ka treguar më shumë detaje për këtë event.
“Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që ky spektakël të jetë madhështor ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur që organizimi i këtij spektakli është përkrahur në maksimum nga DKRS-ja e Komunës së Pejës, nga familja, miqtë dhe bashkëvendësit” ,tha organizatori Lajqi.
Madje, është hapur konkursi për gjithë ata që janë të interesuar që të konkurrojnë në këtë event dhe këtë gjë mund ta bëjnë deri me 5 prill.
“Miss&Mister Peja 2017” do të mbahet me 27 prill./Lajmi.net/