Zemër e thyer..Burri vdes menjëherë pas gruas
Një burrë në Irlandën e Veriut ka vdekur gjatë funeralit të gruas së tij.

Fun
Komuniteti në Cushdendall të Irlandës ka mbetur i shokuar nga vdekja e papritur e burrit, transmeton lajmi.net.
James McCalister ishte duke marrë pjesë në funeralin e gruas së tij, Kathleen pasi ajo ndërroi jetë të hënën.
Të dy ishin të moshës 70-vjeçare.
Gazetat raportojnë se pasi McCalister shtrëngoi duart me njerëzit që kishin ardhur në funeral, ai papritur u rrëzua mbi varrin e saj.
Pavarësisht nga përpjekja e mjekëve për ta shpëtuar , ai u shpallë i vdekur pak më vonë./Lajmi.net/