Berisha: Do të kthehemi më të fortë, keni besim dhe na përkrahni
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, ka kërkuar besimin e tifozëve, duke u premtuar rikthim edhe më të fortë.
Sport
Ai në Facebook ka shkruar se ndjehet i sigurt se Kosova do të kthehet edhe më e fortë, por i duhet besim dhe përkrahje nga tifozët.
Kosova ka pësuar humbjen e katërt radhazi në kualifikueset për Kampionatin Botëror, ku është mposhtur në Shkodër nga Islanda me rezultat 2:1.
“Jam i sigurtë qe do të kthehemi më të fortë, ndaj dhe ju duhet të keni besim dhe të na përkrahni gjithmonë!”, ka shkruar Berisha./Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy