Projektligji për Arsimin e Lartë tërhiqet nga Kuvendi
Projektligji për Arsimin e lartë është tërhequr nga rend i ditës në Kuvendin e Kosovës. Kërkesa për tërheqjen e tij ka ardhur nga kryetari i Komisionit për Arsim, Nait Hasani.

Lajme
Ai është shprehur se ky ligj ka nevojë të trajtohet dhe të ndryshohet, propozim ky që është përkrahur nga deputetët e Kuvendit.
Kurse, ministri Arsim Bajrami tha se është e vërtet që ky ligj ka më shumë se një vit që është vonuar dhe nëse komisioni për arsim vlerëson se kanë nevojë për konsulta tjera, atëherë mund të ndodhin, por ligji nuk ka nevojë të tërhiqet.
Me 42 vota për dhe me 22 kundër,është tërhequr ky projektligj.