Haradinajn e gëzon deklarata e ambasadorit amerikan për Ushtrinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ka gëzuar deklarata e ambasadori amerikan, Greg Delawie se këtë vit do të bëhet Ushtria e Kosovës.

Lajme

30/03/2017 11:16

“Duke e parë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është një proces i rëndësisë së veçantë dhe kërkon bashkërendim me faktor relevant, më gëzoi lajmi që Ambasadori Amerikan në Kosovë deklaroi se ky është viti i krijimit të Ushtrisë.  Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në profilin tij në “Facebook”. /Lajmi.net/