Abuzohet seksualisht nga profesori, shikoni reagimin e klasës (Video)

Një profesor i IT erdhi në klasë dhe kërkoi nga nxënësit që të prezantohen.

Fun

28/03/2017 19:12

Kur filluan, profesori u ndal tek një vajzë, të cilën e shtyri të përsëris disa herë prezantimin. Pastaj, u afrua pranë saj, dhe filloi ta ledhatojë në duar e në flokë, transmeton lajmi.net

Vajza e ngriti zërin, pastaj edhe një vajzë tjetër, mirëpo gjithë pjesa tjetër e klasës heshti.

Por, kjo nuk vazhdoi kështu deri në fund. Vajza doli nga klasa dhe e thirri drejtoreshën që të vijë.

Ndërkohë, profesori kërkoi nga të gjithë nxënësit që të heshtnin këtë punë, përndryshe asnjëri nuk do të merrte notë të mirë tek ai.

Pavarësisht këtij kërcënimi, dy vajza kurajuan klasën që të ngritnin zërin dhe kështu i dolën në ndihmë viktimës.

Në fund, u zbulua se ky ishte thjesht një eksperiment social. /Lajmi.net/

YouTube player