Ahmetaj dhe ministri i jashtëm i Luksemburgut diskutojnë për integrimin evropian të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Bota

28/03/2017 18:42

Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ministrin Asselborn për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Luksemburgu  për vendin tonë. Poashtu, edhe për gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruara në zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të vecantë avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimi i vizave dhe qasja e Kosovës në Programet e BE-së.

Interesimi i dy bashkëbiseduesve u fokusua po ashtu edhe te përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtetndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.

Poashtu, ministrja Ahmetaj dhe ministri Asselborn diskutuan për zbatueshëmrinë e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Deri më tani Luksenburgu ka ofruar asistencë financiare mbi €80 milion për të ndihmuar sektorë të ndryshëm si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet publike. Poashtu, është në proces zvhillimi i projektit për përkrahje të procesit të integrimit evropian.

Ministri Asselborn nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin integrues të Republikes së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane. /Lajmi.net/