Zyrtare: Dënim tronditës për Messin
Leo Messi është dënuar me katër ndeshje mos-lojë, pas sjelljes jo-sportive ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Kilit.
Sport
Vendimi iu bë i ditur Federatës Argjentinase të Futbollit vetëm pak orë para përballjes me Bolivinë për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
Përveç takimit të sotëm në La Paz, “Pleshti” nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edrardo Bauza as për ndeshjet ndaj Uruguait, Venezuelës dhe Perusë, për t’u rikthyer në duelin e fundit përballë Ekuadorit.
Përveç pezullimit, Mesi u gjobit edhe me dhjetë mijë franga zvicerane.
Nuk dihet ende nëse federata do ta apelojë vendimin e “qeverisë” botërore të futbollit, me shpresën për një ulje të dënimit.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6