Gjuriq: Vuçiq po shtantazhohet nga politikanët e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq është shprehur i bindur se vizita e Vuçiqit në Leposaviq do të realizohet.

Lajme

28/03/2017 16:47

Ai ka thënë se politikanët e Prishtinës e kanë gjetur njeriun e gabur që sipas tij po e shantazhojnë dhe po i vënë kushte, transmeton lajmi.net.

Gjuriq pretendon se ajo çfarë po bëjnë politikanët në Prishtinë nuk e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve duke i cilësuar si skandaloze.

“Takimi është planifikuar nesër dhe patjetër që ai do të mbahet, dhe ne do të shohim të diskutojmë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me kushtet e përcaktuara, duke u mbështetur në poshtërimin që po e bëjnë mediat shqiptare”, është shprehur Gjuriq.

Qeveria e Kosovës e ka lejuar vizitën e Vuçiqit por me kushtin që ajo të zgjas vetëm tri orë.

Vizita pritet të ndodhë nesër në Leposaviq. /Lajmi.net/